April 28, 2024
Maqedoni

Katër viktima dhe 518 raste të reja me virus

Numri i rasteve të reja me Covid-19 ka shënuar sërish rritje të ndjeshme brenda 24 orëve të fundit. Në mbarë vendin nga 5.809 teste të kryera janë regjistruar 518 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve nga 179 vetëm në Shkup, 96 në Tetovë, dhe 65 në Gostivar. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 31 pacientë, shkruan Alsat. Si pasojë e infektimit me koronavirus, brenda 24 orëve jetë kanë ndërruar katër pacientë, dy nga Shkupi, dhe nga një viktimë në Tetovë dhe Dibër. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 158.681 raste, prej të cilëve 150.587 janë shëruar, kurse 5.513 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 2.581 raste aktive me virusin korona.