April 27, 2024
Maqedoni

Katër kandidatë për kryetar të degës së ASH-së në Strugë

Pas mbylljes së konkursit për kandidatë për kryetarë të degëve të Aleancës për Shqiptarët, dega e Strugës është bëra një nga degër me interesim më të madh. Në këtë qytet kanë garuar katër kandidatë, me përgaditje të ndryshme profesionale dhe përvoja politike.

– Erzana Spaho Bojko
E diplomuar e inxhinierisë, me përvojë në zhvillimin e programeve softuerike inovative dhe kreative. Kam fituar përvojë komerciale gjatë përvojës sime të punës 13 vjeçare. Me mbi 4 vjet përvojë në të gjitha fazat e ciklit jetësor të zhvillimit të softuerit, e specializuar në analizimin e databazave, zgjidhjen e problemeve dhe prezantimin e të dhënave përmes vizualizimit dhe
raportimit. Aktiviste dhe anëtare e ASH-së që nga viti 2017.
…..

– Lulzim Nasufi
I diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Përvojë shumë vjeçare në sferën e projektimit dhe arkitekturës në sektorin privat, projektant dhe bartës kryesor i më shumë se 1000 projekteve gjatë 25 viteve. Ka punuar edhe në arsim ku aktualisht është i angazhuar si mësimdhënës në ShMK “Niko Nestor” në Strugë. Aktiv në skenën politike që nga vitet e 90-ta.
….

– Shkëlzen Bekteshi
Ka mbaruar studimet postgraduale: Kompozim, në Universitetin e Arteve të Performuara në Vienë të Austrisë. Aktualisht punon si profesor në Shkollën e mesme të muzikës në Tetovë, ndërsa ka përvojë edhe në sektorin privat në Austri dhe sektorin jo qeveritar. Aktualisht është kryetar i nëndegës së ASH në Veleshtë.
….

– Idri Istrefi
I diplomuar në Universitetin Politeknik në Tiranë / Drejtimi Telekomunikacion. Inzhinjer i telekomunikacionit dhe ekspert për siguri dhe shëndet në punë, i licencuar nga inspektoriati i punës, në Elektranat e Maqedonisë së Veriut, njësia Drini i Zi. Istrefi ka qenë kryetar i Këshillit komunal të Veleshtës si dhe bartës i listës për këshilltar të PDSH-së në zgjedhjet lokale të vitit 1996 dhe 2000. Ai është anëtar i Bordit të Bashkësisë së njësive vetëqeverisjes lokale – BNJVL. Në zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidat i ASH-së për Strugën.

Ditë më parë, komisioni partiak i përbërë nga kryetari i partisë, z. Ziadin Sela, sekretarja gjenerale Vjollcë Berisha dhe sekretari organizativ, Elmi Aziri, ka intervistuar të gjithë kandidatët të cilët kanë prezentuar programet e tyre për udbëheqjen e degës. Pas kësaj faze, komisioni do të bëjë përzgjedhjen e kandidatit të cilun do t’ia propozojë Kuvendit të degës. Anëtarët e Kuvendit të degës së ASH-Strugë do ta shqyrtojnë kandidaturën dhe do të votojnë për të njëjtin në mbledhjen e veçantë.
Aleanca për Shqiptarët për herë të parë filloi praktikën e zgjedhjes së kryetarëve të degëve me konkurs. Në shpalljen publike që zgjati një javë, kandidatët e interesuar duhej paraqesin kandidaturën, biografinë dhe programin për udhëheqjen e degës gjatë mandatit katërvjeçar. Kandidati i përzgjedhur nga komisioni qendror duhet më pas të miratohet edhe nga Kuvendi i degës.