April 30, 2024
Maqedoni

Grubi: Apeloj për kujdes, maturi dhe koordinim me bashkësinë ndërkombëtare

Zv.kryeministri i parë, Artan Grubi, dënoi vrasjen e një pjesëtari të policisë në Veri të Kosovës. Vlerëson se sulmi dhe vrasja e policit kosovarë është “tentativë për nxitjen e krizës dhe konfliktit me pasoja ndaj paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë.

“Të papranueshme zhvillimet e paramenduara destabilizuese në veri të Kosovës ndaj policisë dhe shtetit por edhe të rajonit. Dënoj ashpër sulmin ndaj forcave policore të Kosovës që la të vrarë efektivin Afrim Bunjaku dhe plagosi të tjerë në veri të Kosovës. Apeloj për kujdes dhe maturi, arrestim të menjërshëm të vrasësve, stabilizim të situatës, vendosmëri në rikthimin e rendit dhe ligjit dhe koordinim të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku dhe uroj shërim të shpejtë të të plagosurve.”- deklaroi Artan Grubi, zv.kryeministër i parë i RMV-së.