April 26, 2024
Maqedoni

Nxënësit shqiptarë në Shkup me plisa në kokë shënojnë festën e Abetares (Video)

Para përfundimit të vitit shkollorë nxënësit e klasës II-3 pranë shkollës fillore “Petar Zravkofski Penko”- Shkup, nën përkujdesjen e mëuseses së tyre Hatixhe Topalli, sollën një shfaqe të mrekullueshme për “Festën e Abetares”. Fatosat i thanë lamtumirë librit të abetares duke dëshmuar se sa bukur i kanë mësuar të gjitha shkronjat e arta të gjuhës shqipe. Ata për prindërit, familjarët e miqtë sollën një program shumë të pasur me recitim, vallëzim e këndim.

Mësuesja Hatixhe Topalli njihet si pionere e organizimit të “Festës së Abetares” në vendin tonë, ajo është një ndër mësueset e para që ka organizuar një shfaqe për abetaren që nga viti 1997. Që atëherë me çdo gjeneratë që vjen ajo sjell risi dhe shfaqe edhe më të bukura e të kompletuara.

Në një afat kohor prej vetëm dy javësh ajo arriti të përgadit 34 nxënësit e saj për një program shumë të pasur. Fëmijët i thurën vargje pothuajse secilës shkronjë të alfabetit, i recituan gjuhës tonë të bukur shqipe, e vallëzuan valle popullore, ritmike po edhe balet klasik.

Shfaqja u realizua në hapësirat e Teatrit shqiptar për fëmijë dhe të rinjë në Shkup.

Video në këtë link: IMG_0773