April 26, 2024
Lajmet e reja

Kasami takohet me eurodeputetin Schieder

Në cilësinë e bashkëkryetarëve të Komitetit Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim (RMV- BE), sot, së bashku me deputetin Kastriot Rexhepi mirëprita në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut eurodeputetin z. Andreas Schieder, së bashku me përfaqësuesen Eva Ellereit. Me z. Schieder biseduam për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, kontekstin me Bullgarinë dhe Zhan Mone.

Në këtë takim shpreha qëndrimin tim si Kryetar i Lëvizjes BESA por edhe si bashkëkryetar i Komitetit mes RMV- së e BE- së, qëndrimin e paluhatshëm të Maqedonisë së Veriut drejt rrugës së sajë eurointegruese. Gjithashtu, nga eurodeputeti Schieder, kërkova angazhim më të madh nga institucionet e BE- së drejt forcimit dhe përshpejtimit të rrugës euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. Sepse çdo ngadalësim i kësaj rruge e çdo mënjanim do të sillnin “non paper” të ri.