April 26, 2024
Maqedoni

Kasami: Financat e komunës së Tetovës janë katastrofike

Kandidati për kryetar të Tetovës nga Lëvizja Besa, Billall Kasami, ka folur për taksat në këtë komunë, ku ka treguar se niveli i pagesës së taksave në Tetovë, është në nivelin më të ulët në gjithë komunat e Maqedonisë së Veriut.

Ai në “Rruga Drejt” ka thënë se Tetova, është në gjendje katastrofike sa i përket financave, derisa ka theksuar se kësaj komune i duhet një menaxher i mirë që të ketë një buxhet të qëndrueshëm, shkruan Alsat.

“Niveli i pagesës së taksave është në nivelin më të ulët në gjithë komunat e Maqedonisë së Veriut. Pra komuna e Tetovës në vitin 2020-të vetëm, 11% të buxhetit e ka mbushur me të ardhurat tatimore të saj. Pra edhe ato 11% nuk i ka realizuar ato që ka planifikuar në vitin 2020-të. Financat e komunës së Tetovës janë katastrofike. Tetova duhet të ketë një menqaxher i cili do të dijë t’i menaxhojë financat e saj dhe të kemi një buxhet të qëndrueshëm”, ka thënë Kasami./ Alsat.mk