May 16, 2024
Maqedoni

Kapet i arratisuri nga burgu

MPB ka njoftuar sot se është kapur dhe arrestuar një i burgosur që ishte arratisur nga Burgu i Idrizovës, përcjell KlanM. Bëhet fjalë për një 29 vjeçar nga Gostivari.

“Më datën 26.04.2023 rreth orës 15:15 minuta në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, nëpunës policorë të SPB Tetovë-Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria 29-të vjeçarin Z.I. nga f. Debreshë-Gostivar. Ai ka qenë i dënuar me dënim me burg prej tre vjetëve për vepra penale të kryera në bazë të nenit 235 dhe 236 të Kodit Penal, kurse është kërkuar me urdhërarrest në bazë të urdhëresës gjyqësore për vazhdimin e vuajtjes së dënimit prej një viti e nëntë muajve”, thonë nga policia.

Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë për vazhdimin e vuajtjes së dënimit./KlanMacedonia