May 19, 2024
Maqedoni

Kanal5: BDI dhe LSDM bllokojnë ligjet e ministrit Azir Aliu, ai e bllokon qeverinë

Kanal 5 mëson se revolta e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Asministratës është për shkak të bllokimit të 6 ligjeve me flamur të BE-së nga BDI dhe LSDM, transmeton Lideri.mk.

“Burimi ynë konfirmoi se Aliu është thirrur nga kryeministri Kovaçevski i cili i ka premtuar se 3 ligjet për reformën e administratës publike, 2 ligjet për digjitalizim dhe ligji për media do të zhbllokohen dhe do t’i dorëzohen Komisionit për Çështje Evropiane, të kryesuar nga Arbr Ademi.

Burimi konfirmon se Aliu e ka informuar kryeministrin se edhe LSDM edhe BDI duke bllokuar ligjet evropiane nuk po veprojnë evropiane.

Pritet konferencë për shtyp e ministrit Azir Aliu prej ku do të transmetojë drejtpërdrejt TV Kanal 5”, raporton ky televizion.