May 14, 2024
Maqedoni

Lajm i mirë për qytetarët, shtohen edhe 16 shërbime digjitale te Fondi Pensional

Sapo ka pranuar detyrën, drejtori i ri në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Arsim Hasani, sot realizoi takim pune me Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu

Ndërveprueshmëria dhe digjitalizimi i shërbimeve publike ishin fokusi i takimit të sotëm të punës, njoftoi Asani.

“Portali për shërbime elektronike do të pasurohet me 16 shërbime të reja digjitale për Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor. Procesi është në fazën përfundimtare dhe pritet që e- shërbimet të jenë në dispozicion të qytetarëve dhe kompanive në portalin Nacional të e- shërbimeve në muajin Prill.

Ky është konkluzioni i takimit të sotëm ku morën pjesë ekipet e IT-së, të të dy institucioneve, gjatë të cilit u diskutua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me projektet e ardhshme që kanë të bëjnë me digjitalizimin”, theksoi drejtori Arsim Hasani.
/Lideri.mk