April 29, 2024
Maqedoni

Kalon amendamenti i Ilire Dautit për ujin në Strimnicë

Deputetja e koalicionit opozitar ASH-AAA, Ilire Dauti, ka reaguar lidhur me refuzimin e amendamenteve te propozuara per ribalansin e Buxhetit. Ajo ka thene se eshte per te ardhur keq qe shumica parlamentare voton kunder amendamenteve te opozites shqiptare me te cilat kerkohet uje per pije per banoret e vendbanime qe akoma perballen me kete problem.

“Pranoj që shuma e kërkuar prej 10 milion e 450 mijë denarë për momentin në këtë rebalanc të jetë 5 milion denarë për sigurimin e fondeve për ndërtimin e rezervuarit, pompës dhe pusit të ri për furnizim me ujë të pijshëm, për vendbanimin Strimnicë, Komuna e Zhelinës, mirëpo për ta kërkuar gjysmën tjetër në rishikimin e ardhshëm buxhetor.

Unë i gëzohem sigurisht faktit që këtu u pranua amendamenti me të cilin do të bëhet e mundur që banorët e fshatit Strimnicë të kenë ujë për pije, ose së paku të fillojnë punimet atje, të bëhet një projekt me të gjitha nishanet e nevojshme që do të sillte edhe ditën kur më në fund qytetarët do të kishin ujë për pije, por më duhet të shpreh shqetësimin tim të dyfishtë që e kam. Së pari unë ndjehem e shqetësuar për faktin që ende me amendamentet tona ne duhet të kërkojmë ujë për pije për qytetarët atje.

Shumë vendbanime që ende nuk e kanë ujin për pije, janë të detyruar për shkak të gjendjes së tyre ekonomike, ujin industrial ta konsumojnë për pije dhe së dyti është shumë e dhimbshme kur sheh se si duart e shumicës parlamentare ngritеn kundër amendamenteve të këtilla ku ne kërkojmë ujë për pije. Pra mirë bëhet që për fshatin Strimnicë do të rregullohet çështja e ujit për pije, por jam e shqetësuar që nuk pranohen amendamentet që po ashtu ujë për pije kërkoj për fshatin Merovë 6 milion denarë, Rogle 8 milion denarë, Pallaticë 24 milion denarë, Uzurmisht e kështu me radhë.

Më vjen shumë keq që po ashtu nuk pranohen amendamentet me të cilat kërkoj të ndërtohet rruga me gjatësi prej 2km nga fshati Pallçisht i poshtëm, që e lidh atë me autostradën Tetovë-Gostivar siç e kanë vendbanimet e tjera atje. Më vjen keq që nuk pranohet përgatitja e dokumentacionit të projekteve për ndërtim të stacionit të filtrimit për Komunën e Bogovinës që e bën edhe ata projekte që janë të mbeten të pa shfrytëzuara. Më vjen keq që nuk pranohet ndërtimi i kanalizimit fekal për shumë vendbanime, siç janë fshati Sedllarcë e epërme, Pallçisht i poshtëm, Kallnik, Siniçan, Pirok, Zherovjan që i takojnë Komunës së Bogovinës, pastaj në Dëbërc në Komunën e Zhelinës e kështu me radhë.

Unë jam shumë e shqetësuar edhe për gjitha amendamentet e tjera të kolegëve të mi të cilët janë amendamente shumë cilësore por të cilat nuk u pranuan sot. Dhe shfrytëzoj rastin për fund të them që në qoftë se sa më shpejtë do të ishin pranuar amendamentet e këtilla të cilat kanë të bëjnë me ekzistencën e qytetarëve atëherë do të mund të kalonim në nivel tjetër të kërkesave për qytetarët”, tha deputetja opozitare Ilire Dauti.