Maqedoni

Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

Që nga nesër, pika kufitare me Greqinë, Evzoni do të jetë e hapur për qytetarët tanë për të kaluar në Greqi, njoftoi kryeministri Zaev nga Athina pas një takimi që pati me kryeministrin grek Cipras.
Kryeministri Zoran Zaev njoftoi në profilin e tij në Facebook se nga nesër Greqia do të hapë pikën kufitare Evzoni për hyrjen e qytetarëve tanë.
Siç thuhet në postim, hyrja në Greqi do të kërkojë një certifikatë vaksinimi, një test negativ PCR ose një test antitrupthash./Alsat