April 25, 2024
Sport

Barcelona shpalos listën e futbollistëve ndaj Realit

Barcelona shpalos listën e futbollistëve ndaj Realit

“Blaugranët” kanë marrë lajme shumë të mira një ditë përpara udhëtimit, pasi është rikthyer në listën e lojtarëve edhe Zherard Pike, i cili mendohej se nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.

Përpos tij, Ronald Kuman ka ftuar edhe Serhi Roberton, i cili ka marrë dritën e gjelbër dhe është i gatshëm për t’u rikthyer. Ilaix Moriba dhe Arnau Tenas janë ftuar nga ekipi B dhe kjo do të jetë ‘El Clasico’ i parë për ta. Mungesat e vetme për Barcelonën janë: Ansu Fati dhe Koutinjo (të cilët veçse kanë humbur sezonin).