May 19, 2024
Maqedoni

Ka humbur Melhim Azizoski, familjarët kërkojnë ndihmë!

Ka humbur 39-vjeçari, Melhim Azizoski nga fshati Pllasnicë.

Ai ka humbur gjurmët tashmë e tre ditë. Siç njoftojnë nga familja, Melhim shtëpinë e ka lëshuar në ora 7 të mëngjesit të datës 24.04.2023 kur ka shkuar në punë, i veshur me uniformë të punëtorit dhe më nuk është kthyer.

Është i gjatë rreth 1.65 cm dhe ka flokë gështenje.

Banorët e shqetësuar na thonë se Melhimi ishte një njeri mikpritës, gjithmonë i lumtur dhe i urtë.

Në dimër punonte në një kafene, ndërsa jashtë sezonit bënte edhe punë ndërtimi për të fituar më shumë.

Çdo informacion është i mirëseardhur për familjarët. Nëse ndokush e sheh, le të paraqitet në stacionin më të afërt policor pasi edhe policia po kërkon ndaj tij.