May 4, 2024
Maqedoni

Donika Gërvalla sot sqarohet për “ambasadorët politikë, të liruar nga detyra”

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë bërë të ditur dje se janë liruar nga pozita të gjithë ambasadorët që janë emëruar politikisht.

Për këtë çështje ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të mbajë një konferencë për media për të dhënë më shumë informata.

“Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht gjatë ditës së nesërme”, njoftoi Ministria të mërkurën.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, për Klankosova.tv ka deklaruar se janë liruar 12 ambasadorë.

“Po, janë liruar ambasadorët me çelës politikë, janë 12 të tillë”, ka thënë Ahmeti.