May 4, 2024
Maqedoni

107 gjoba në Shkup, 27 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 107 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 27 për tejkalim të shpejtësisë, 6 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

Sipas njoftimit të MPB-së janë regjistruar dhe 3 shkelje për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 8 për kalim në të kuqe në semaforë dhe të tjera.