May 8, 2024
Maqedoni

Janë zhdukur këto dy vajza në Shkup, erdhën në ekskursion, nëse i shihni ja ku mund t’i paraqitni!

Janë zhdukur këto dy vajza në Shkup. Fotografia e tyre është shpërndarë në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për dy vajza që kanë ardhur në ekskursion në Shkup, por nuk tregohet nese janë nga Maqedonia ose nga jashtë, shkruan Lideri.mk.

“Kanë ardhur në Shkup në ekskursion. Nëse i shihni lajmërohuni në numrin 078 500 080”, thuhet në apelin e shpërndarë në grupin “Stari Skopjani”.

Aty sqarohet se celularët e dy vajzave janë të mbyllur. (Lideri.mk)