Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, së bashku me drejtorin e Librave Amë, Faton Fazliu, ka njoftuar banorët e Miletinës për rihapjen e Zyrës së vendit të Librave Amë.

“Zyra e vendit e Librave Amë në Miletinë, tashmë realitet. Banorët do të mund t’i kryejnë shërbimet më afër shtëpisë, pa pasur nevojë të udhëtojnë në vendbanime të tjera”, ka bërë të ditur Huseini.

Rihapja e kësaj zyre synon të lehtësojë qasjen e banorëve në shërbimet administrative dhe t’u kursejë kohë.

sqShqip