April 26, 2024
Sport

Ja si duket fytyra e boksierit serb pas grushtave që mori nga boksieri shqiptar

Kjo është gjendja aktuale e boksierit provokues dhe nacionalist serb, Marko Nikolic, i cili hëngri dajak mbrëmë nga boksieri shqiptar, Bernardin Jakaj.

Boksieri nga Kosova Bernardin Jakaj e ka mposhtur boksierin serb Marko Nikoliq, në kategorinë gjysmë të rëndë.

Jakaj e dominoi këtë meç që nga fillimi deri në fund, madje duke e gjunjëzuar serbin Nikoliq, në raundin e dytë, shkruan Lajmi.net

Fitorja në fund u vendos në favor të Jakajt me vendim unanim të gjyqtarëve.

Kjo është fitorja e 14-të rresht e Jakajt, në karrierën e tij në boksin profesionist, pa pësuar akoma asnjë humbje.

Kujtojmë që boksieri serb kishte provokuar kosovarin duke bërë foto me hartën e Kosovës.