Nesër (e martë) (2 maj 2023), në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës do të mbahet manifestimi tradicional: Zona e lirë në Karadakun e pamposhtur. Manifestimimi do të fillojë në orën 14-45 minuta.
Open-TV merr vesh se nesër në Sllupçan do të ketë mysafirë të shumtë, mes tyre Ali Ahmeti, kryetar i BDI-s, Fazli Veliu, Hydajet Hyseni, zyrtar i lartë i VV-së, kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, veprimtari i njohur, politikani shumëvjeçar dhe ish i burgosuri politik, kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi, si dhe për herë të parë do të marrë pjesë ansambli shtetëror shqiptar.
Organizator i këtij manifestimi është SHVL-Ushtria Çlirimtare Kombëtare-Likovë-Kumanovë. (Open-TV)