April 25, 2024
Maqedoni

Ja kandidatët e mundshëm nga koalicioni ASH-AAA për Studeniçanin

Kur kanë mbetur edhe pak ditë afat deri në finalizimin e kandidaturave, strukturat partiake të partive kanë filluar mbledhjet intenzive për ti konkretizuar emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Burime të Zyrtare.net brenda kampit opozitar ASH-AAA mëson se Komuna e Studeniçanit i ka takuar Alterantivës që të caktoj kandidatin për garën e të parit të komunës, ndërsa po zhvillohen anketime për disa emra mjaft të fuqishëm.

Jo zyrartisht përfliten dy emra të fuqishëm për ti hyrë garës në këtë komunë, bëhet fjalë për telogoun e njohur Ridvan Xhaferi dhe profesori Fatmir Ejupi, mëson Zyrtare.net

Deri në fund të javës pritet të mësohet edhe zyrarisht se cili nga këto dy kandidatë do të marrë dritën jeshile që ti prij garës zgjedhore në këtë komunë.

Deri më tani nga kandidaturë për këtë komunë ka shpallur PDSH-ja që garon edhe për një mandat me Azem Sadikun./ZYRTARE.net/