May 26, 2024
Maqedoni

Bastisje në Veles, kapen lëndë narkotike

MPB njofton se ka ndaluar një 63-vjeçar nga Velesi për shkak se dyshohet për tregti të paligjshme me lëndë narkotike.

“Më 12.03.2024 në ora 03:30 në Veles, zyrtarët policorë të Departamentit për Trafikim të Paligjshëm me Droga dhe Armë në kuadër të SPB Veles kanë ndaluar J.K.(63) nga Velesi.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, në oborr janë gjetur dhe sekuestruar disa pako me lëndë pluhuri të bardhë.