Mexhiti: Takimi me Hafëz Halilin, rikthim tek rrënjët e dijes

Hafëz Halili është një enciklopedi që ecën. Secila bisedë me hafëzin e nderuar është mësim e dije e re. Kështu ka shkruar zëvendëskryeministri i Parë dhe njëherësh kandidati i VLEN-it për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti, pas takimit me njërin prej hafëzlerëve më të njohur të Shkupit dhe më gjerë.

Mexhiti ka theksuar se mbamendja e jashtëzakonshme e Hafëz Halilit është e lidhur ngushtë me faktin se ai e ka memorizuar Kuranin Famëlartë, duke e bërë një figurë të rrallë dhe të respektuar jo vetëm në botën fetare, por edhe në jetën shoqërore.

Në postimin e tij, Mexhiti ka nënvizuar rolin historik të hafizlerëve në edukimin e gjeneratave të tëra shqiptare, duke i cilësuar ata si shtylla të dijes, sakrificës dhe formimit moral.

Takimi me Hafëz Halilin, sipas Mexhitit, është një kujtesë e gjallë e këtij kontributi të çmuar në arsimimin e shoqërisë sonë.

sqShqip