Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka qëndruar sot në Strugë, ku së bashku me kryetarin e komunës, Mendi Qyra, ka diskutuar për projektet aktuale dhe investimet e nevojshme për qytetin dhe vendbanimet përreth.
Në takim, ku të pranishëm ishin ministra, zëvendësministra, deputetë dhe kryetarë komunash, në fokus të diskutimeve ishin infrastruktura, Korridori 8, zhvillimi i turizmit dhe menaxhimi i bregut të Liqenit të Ohrit.

Mexhiti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet komunës dhe institucioneve qendrore për realizimin e projekteve dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët.
Ai bëri të ditur se vizitat në terren kanë për qëllim evidentimin nga afër të nevojave dhe koordinimin e institucioneve përgjegjëse për avancimin e projekteve.
Sipas Mexhitit, bashkërendimi i punës ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror është i domosdoshëm për t’i çuar përpara investimet dhe zhvillimin e Strugës dhe fshatrave përreth.

Mexhiti në Strugë: Në terren për të parë nga afër punimet në Rrugën Turistike dhe Kolektorin Lindor
Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, gjatë vizitës së sotme në Komunën e Strugës, ka inspektuar nga afër dy projekte të rëndësishme infrastrukturore: Rrugën Turistike dhe Kolektorin Lindor, në aksin Strugë–Morovishtë.
Mexhiti ka bërë të ditur se Rruga Turistike, me gjatësi prej 1,5 kilometrash, po realizohet me një investim prej 202 milionë denarësh, të ndarë në dy faza.
Projekti përfshin ndërtimin e trotuareve, shtegut për biçikleta, hapësirave të gjelbra, kanalizimit atmosferik dhe vendosjen e ndriçimit publik.
Ndërkaq, Kolektori Lindor, në rrugën Strugë–Morovishtë, synon të lehtësojë hyrjen në qytet dhe të ndikojë në zvogëlimin e kolonave të trafikut. Krahas punimeve rrugore, projekti përfshin edhe investime në rrjetin e ujësjellësit, zëvendësimin e gypave të azbestit, kanalizimin atmosferik dhe ndriçimin publik.
Mexhiti thekson se këto investime kanë rëndësi të drejtpërdrejt për përditshmërinë e qytetarëve, por edhe për zhvillimin e Strugës si një destinacion që gjatë vitit, veçanërisht në sezonin turistik, mirëpret mijëra vizitorë.
Vizita në terren vjen në kuadër të angazhimit për koordinimin e institucioneve dhe avancimin e projekteve infrastrukturore në këtë komunë.

" "

Mexhiti nga Llabunishta: Qeveria miraton mbi 25 milionë denarë për përmirësimin e furnizimit me ujë
Gjatë vizitës së sotme në Strugë, bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka qëndruar edhe në Llabunishtë, ku është takuar me banorët për të diskutuar mbi një nga nevojat më të rëndësishme të zonës, furnizimin me ujë të pijshëm.
Mexhiti ka bërë të ditur se Qeveria ka miratuar financimin në vlerë prej 25 milionë e 605 mijë denarësh për realizimin e projektit që parasheh marrjen e ujit nga disa burime dhe ndërtimin e tubacionit furnizues deri te rezervuari i ri.
Sipas tij, mjetet financiare janë planifikuar për vitet 2026 dhe 2027, ndërsa ky vendim krijon mundësinë që Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të nisë procedurën e prokurimit publik për realizimin e projektit.
Gjatë takimit me banorët, Mexhiti theksoi se angazhimi tashmë duhet të përqendrohet në avancimin e të gjitha procedurave dhe kalimin sa më të shpejtë drejt zbatimit të projektit.
Realizimi i këtij investimi synon përmirësimin e furnizimit me ujë dhe adresimin e një nevoje themelore për banorët e Llabunishtës.

sqShqip