Maqedoni

Izet Mexhiti në “Rruga drejt”: Nuk do ta votoj shumicën e re parlamentare

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti nuk do ta votojë shumicën e re parlamentare. Mexhiti thotë se Aleanca për Shqiptarët futet në Qeveri për të shpëtuar Artan Grubin dhe jo për të vazhduar rrugën evropiane. Mexhiti në “Rruga drejt” që transmetohet sonte në orën 22:20 në Alsat foli edhe për kërcënimet nga kreu i partisë, Ali Ahmeti dhe marrjen e pozitave ekzekutive prej grupit të zjarrit.“Këtë shumicë parlamentare që po bëhet kinse bashkë për Evropë, por në fakt është aleancë për të shpëtuar Artan Grubin nuk do ta votoj, do të jem kundër, do t’i them qëndrimet e mia dhe do të pres të shoh edhe programin, kandidatët për ministra, nëse del ashtu siç dëgjoj disa propozime nga Aleanca, sidomos në sferën e Drejtësisë ku faktori ndërkombëtar ka bërë investimet më të mëdha dhe është më i ndjeshëm, patëm një reagim të ashpër gjatë përzgjedhjes së prokurorit për krim të organizuar, uroj të mos kenë shkuar aq larg pra që ta devijojnë, duke u thirr për Evropë të mos ketë asgjë Evropiane në këtë ekzekutiv. Fjalën time do e ruaj dhe do e them në Kuvend”, deklaroi Izet Mexhiti, Nënkryetar i BDI-së. /Alsat.mk