May 5, 2024
Maqedoni

Prokuroria mund ta thirr Grubin në bisedë pse hyri te spitali modular, ai pyet pse nuk erdhën edhe Sela dhe Taravari?!

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë pritet ta thirr në bisedë zv kryeminsitrin Artan Grubi, njoftojnë burime të afërta me prokurorinë.

Nese Prokuroria nuk u nënshtrohet presioneve politike, burimet të agjencisë Zhurnal, thonë se Grubi do të merret në pyetje për shkak se me 20 persona tjerë u fut te spitali i djegur modular në Tetovë, ku ka mundur të dëmtojë ose shkatërrojë materiale të rëndësishme për hetimet.

E në vend se të heshtë për këtë gabim, Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela kundrejt tij për “keqpërdorim të tragjedisë së Tetovës” dhe mosdhënien e dorëheqjes si formë përgjegjësie.

Grubi pyeti:

“Pse zotëri Sela apo zotëri Taravari nuk kanë qenë në Tetovë t’i vizitojnë familjet, ta vizitojnë vendin ku ka ndodhur tragjedia e madhe e paparë në hapësirat tona dhe pse nuk bënë asgjë që t’u ndihmojnë atyre familje, por përkundrazi e keqpërdorin tragjedinë për politika të imta parazgjedhore”, tha Grubi, në deklaratën e tij që sa duket nuk është as në nivelin e postit që e mban, e as në nivelin e tragjedisë së ndodhur