May 15, 2024
Maqedoni

Izet Mexhiti i’a merr bashkëpunëtorët Blerim Bexhetit, në Saraj

Lëvizja Demokratike ka caktuar për koordinator në degën partiake të Sarajit, Muhamed Elmazin, këshilltar në Qytetin e Shkupit, ndërsa për zëvendës koordinator Muhamed Ramën, kryetar i Këshillit të Komunës Saraj, shkruan gazeta LAJM.

“Sonte për koordinator të Lëvizjes Demokratike për Degën Saraj caktuam Muhamed Elmazin, këshilltar në Qytetin e Shkupit, ekonomist dhe aktivist i dëshmuar politik. Për zëvendës koordinator caktuam Muhamed Ramën, kryetar i Këshillit të Komunës Saraj, magjistër i shkencave politike dhe aktivist i dalluar politik. Drejt fitoreve të reja! “, ka shkruar Mexhiti në Facebook.

Në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale, në krah të Mexhitit shihen të rreshtuar edhe disa persona tjerë që deri para pak kohës ishin bashkëpunëtorë të afërt të kryetarit të Sarajit Blerim Bexhetit.