April 29, 2024
Maqedoni

Rritet çmimi i benzinës në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetik njofton se është bërë rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,48%.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-98 rritet për 2,00 denarë/litër, ndërsa çmimet e ЕUROSUPER BS-95, të ЕURODIZELIT (D-E V), të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.

Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me këto çmime:

ЕUROSUPER BS – 95 do të shitet për 83,00 (denarë/litër)

ЕUROSUPER BS – 98 do të shitet për 85,50 (denarë/litër)

ЕURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 79,50 (denarë/litër)

ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) do të shitet për 76,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 40,732 (denarë/kilogram).