nënshkrimin e një marrëveshjeje të re për njohjen dhe zëvendësimin e patentë-shoferëve, gjë që ka imponuar përsëritjen e të gjithë procedurës administrative.

Procesi i ri përfshin harmonizimin e sërishëm të dokumenteve dhe rregulloreve ndërmjet institucioneve. Pasi procedura të përfundojë, të gjitha autoshkollat dhe kompanitë e makinave me qira do të njoftohen zyrtarisht.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme kanë bërë të ditur se janë duke u zhvilluar harmonizimet përfundimtare të Marrëveshjes për njohjen e patentë-shoferëve ndërmjet dy shteteve, të cilat duhet të përfundojnë nga pala italiane.

“Nga pala maqedonase janë përmbushur të gjitha formalitetet e nevojshme, ndërsa aktualisht pritet miratimi përfundimtar nga institucionet kompetente në Itali, pas së cilit do të vijojë procedura për nënshkrimin e marrëveshjes. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në koordinim me institucionet kompetente, po punon aktivisht për përfundimin e këtij procesi”, thanë nga MPJ.

" "
sqShqip