BDI konsideron se romët janë diskriminuar në krahasim me serbët dhe kërkon përgjegjësi nga VLEN-i, transmeton Lideri.mk.
BDI madje kërkoi nga Qeveria të sqarojë pse manifestimi “Ditët e Shën Savës”, ku ka marrë pjesë Milorad Dodik, është organizuar falas në një institucion kulturor shtetëror, ndërsa për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve janë faturuar 4.500 euro.
Sipas partisë, problem shtesë është siç theksojnë heshtja e partnerit qeveritar VLEN, i cili nuk ka reaguar ndaj këtij trajtimi të pabarabartë.
„Për një event me Dodikun falas. Për Ditën e Romëve 4.500 euro. Për VLEN heshtje“, thuhet në reagimin e BDI‑së, duke pyetur nëse përfaqësuesit e VLEN pajtohen me këtë politikë dhe nëse ministrat e tyre e kanë mbështetur një vendim të tillë.
BDI vlerëson se institucionet kulturore shtetërore nuk duhet të përdoren sipas afërsisë politike, prirjeve etnike apo interesave partiake, dhe kërkon vendosjen e kritereve të qarta, të barabarta dhe publikisht të aksesueshme që do të vlejnë për të gjithë.

