May 2, 2024
Maqedoni

Ish-ushtari i UÇK-së nga Sllupçani kujton një moment emocionues me dëshmorin Remzi Osmani

Ish-ushtari i UÇK-së nga Sllupçani kujton një moment emocionues me dëshmorin Remzi Osmani
Jonus Emini, ish-ushtar i UÇK-së nga Sllupçani ka komentuar në një postim të Orhan Osmant, djalit të dëshmorit të kombit, Remzi Osmani, raporton Open-TV.

Postimi i Orhabit ka marrë pëlqime dhe komente të shumta, ndërsa ne vecuam komentin e Jonus Eminit, një ish-ushtarit të UÇK-së nga Sllupçani.

Ai ka kujtuar një moment emocionues që ka pasur me haxhi Remzi Osmanin.

“Agën Haxhi Remzi e kujtojmë të gjithë ushtarët që ishim bashkë. Por unë kam një moment që dua ta ndajë me ju. Një ditë kur shkuam te kuzhina për të marë ushqimin për Policinë Ushtarake, më pyeti se përse kisha shkuar në këmbë. I tregova që vetura ime që kisha në Policinë Ushtarake ishte prishur.

Më tha, shko te shtëpia ime, hy brenda në korridor, ishte nje vitrinë dhe aty në filxhan është çelsi i një golfi 2. Merreni ju dhe shërbejuni dhe mos ecni në këmbë. Ne e morrem vetyrën Golf, e cila ka shërby në Policinë Ushtarake. Ai ishte trim por edhe njeri human. Lavdi”, shkruan Jonus Emini. (Open-TV)