May 6, 2024
Maqedoni

Ish deputeti nga Karshiaka, Rexhep Memedi i bashkohet Grupit të Zjarrit

Sonte kishim një bisedë tejet miqësore me Dr. Rexhep Memedi , profesionistin e mirënjohur nga fusha e mjekësisë, me pervojë në nivel nacional dhe ndërkombëtar, aktualisht i angazhuar në Qendrën Klinike Universitare “Nëna Terezë” – Shkup, njëherit edhe ish deputet në Kuvendin e RMV-së me prejardhje nga Karshiaka.
Me kënaqësi dua t’ju informoj që nga sot edhe Dr. Rexhepi së bashku me gjithë bashkëveprimtarët dhe përkrahësit e tij i bashkohen kauzës tonë që ditë e më tepër po merr përkrahje të fuqishme nga populli.
#vazhdojmë