May 5, 2024
Opinion

Insajderi: Lapsi i ngjyrës së zezë të Fatmir Limanit e dëshiron dajën Fazli Veliu në Hagë

Fatmir Limanin, tashmë të gjithë po e njohim dhe e kemi kuptuar përfundimisht, se ky është i smuar dhe i mjerë.
Fatmir Limani, është bërë modeli i njeriut të zi që e urren, që fyen dhe nuk len mjet e argument të poshtër e të paqenë pa e përdorur, me qellim për ta njëllosur, për ta fyer e për ta goditur ulët e më ulët, poshtë e gjithnjë e më poshtë, liderin ushtarak e liderin politik, shqiptarin historik të Zajasit, nipin e Kollarës.
Fazli Veliu, ishte shpirti i zhuritur i LPK-së, e deklaroi me zë e fuqishëm Ali Ahmeti, ashtu sikur nuk dontë dëshiroje, ti Fatmiri i zi…
Nderimi që iu bë Fazli Veliut nga Shoqëria Lëvizja në Shkup, Dajës së Ali Ahmetit e Dajës së Fatmir Limanit, iu bë jo për ta viktimizuar e për ta dërguar në Hagë, jo për ta përbuzur e për ta ulur, por për ta vlerësuar sa është gjallë e jo vetëm pasi të vdes, ose jo për të pritur për ti mbushur 80 vite, sikur tha gjithashtu me zë edhe Emrush Xhemajli.
O Fatmiri i lapsit më ngjyrë të zezë, ndale dorën e mos e nxijë krejt shpirtin, që e paske pasur katran dhe po lëshon krrokama korbi të zi.
Daja Fazli Veliu nuk shkon në Hagë ashtu sikur dëshiron ti!!!… (Insajderi.ch)