May 7, 2024
Opinion

Telekomedi me regjizorë Aliun dhe Musën

Nga Adil MUSTAFA
Maqedonia e Veriut në ndryshim nga shtetet e tjera, bashkë me Bosnjen ka telashe të mëdha. Megjithëse, emëruesi i përshkët i shteteve të Ballkanit Perendimor janë krizat politike , institucionale, ekonomike, sociale etj, Maqedonia e Veriut ka dy mega kriza e cilat janë e pazgjidhshme.
E para ka të bëjë me krizën e IDENTITETIT dhe tjetra është e ditur botërisht : KRIZA NDËRETNIKE.
Pavarësisht përpjekjeve për t’i anashkaluar krizat nga politikanët maqedonas që fatkeqësisht ndihmohen edhe nga ata shqiptare këto janë fakte. Megjithatë, qëllimi i këtij shkrimi nuk ka të bëjë me krizën etnike dhe identitare të shtetit, por fokusi është te aktualiteti politik, posaçërisht lidhet me partinë shqiptare në pushtet BDI.
Ka një kohë të gjatë që brenda kampit të BDI-së dhe rrotull saj po luhet një telekomodi me aktorë, protagonistë dhe regjizorë që kanë për qëllim që të maksimalizojnë votat. Gjithcka që po ndodh, që flitet, akuzat, taktikat, strategjitë, emërtimet folklorike, me zjarr e xixa, takimet elektorale në thelb janë një lojë.
Pse mendoj se gjithcka që ndodh është një lojë dhe strategji që ngjan më telekomedi dhe pse regjizorët Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri janë bashkë dhe kanë të njëjtin motiv dhe qëllim?
E para sepse nuk kanë qenë asnjëherë të ndarë, ata funksinojnë si ajo fjala popullore si mishi me thoin. Kush i njeh sesi kanë funksionuar si kanë vepruar, si kanë bashkpunuar, si kanë përfituar, si kanë vendosur për njerëzit në parti dhe qeveri e di mirë se ata nuk ndahen kurrë. Madje kur kinse përhapet lajmi se janë ndarë, ata funksionojnë më të bashkuar.
Një tjetër element që ngjason me telekomedi është edhe struktura e ashtuquajtur Grupi i Zjarrit e cila përbëhet nga aktorë që kanë qeverisur në pushtet qëndror e lokal, në parti dhe degët e saj me aminin e Aliut dhe Musës. Të gjitha ata kanë gëzuar benifite për 20 vite me radhë. Regjizorët, Musa dhe Aliu ka qenë dhe mbeten personazhet që vendosin dhe vulosin për partinë dhe pushtetin, kanë bërë gjithcka bashkarisht për interesat e tyre. Vetëm një gjë nuk e ka bërë: ZERO përmisim të stasusit të shqiptarëve në institucionet e sistemit.Te gjith partit e deputetet shqiptar kryeministri Zoran Zaev i futi me nje thes duke i detyru te nenshkrujn ndryshimin e kushtetutes per emrin pa e kushtezu qe shqiptaret ne preambul me kushtetut te jen shteteformues me gjuh shqipe zyrtare edhe pse ne forumi me keshillin e intelektualve u kerkonim edhe duke protestu qe te rregullohet statusi i shqiptareve te pakten ashtu si qe e kan pas shqiptaret me kushtetuten e vitit 1974 . Shikoni me vëmendje se cfarë po ndodh me përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe me perqindje –gjenocid dhe sesi nëpërkëmben të drejtat legjitime të shqiptarëve. Me një fjalë a është përmbushur premtimi se shqiptarët do të jenë popull shtetfomues. Përgjigja është JO per 3 shekuj demokraci.
Duke u fokusuar të zhvillimet e fundit brenda BDI-së, mendoj se gjithcka që ndodh është për të maksimalizuar votat. BDI-në, sidomos Aliu dhe Musa e kanë kuptuar se nuk e kanë elektoratin me vete. Abuzimet me pushtetin, largimi nga idealet kombëtare, korrupsioni dhe gjendja e mjerë ekonomike dhe sociale e shqiptarëve janë tregues se kjo parti nuk e ka më mbështetjet popullore. Ky realitet ka aktivizuar aktorët, lojtarët dhe regjizorët të dalin në skenë. Ja një fakt pse Aliu dhe Musa janë bashkë për një qëllim?
Po ndjek më vëmendje aksionin politik të Grupit të zjarrit, asnjë fjalë për Ali Ahmetin, ata po merren me Artan Grupin! Kush është ky që cdo ditë, jave, muaj dhe po mbushet viti që është vënë në shenjestër? Përgjigja: Artani është aty ku është se do Aliu dhe do ta largohet vetëm kur të dojë Aliu. Atëhere, cdo grupi i zjarrit me emra që vijnë dhe ikin dhe nuk merren më atë që emëron dhe shkarkon kur ti dojë qejfi. Pse Musa, Izeti, Blerimi, Nevzati po shkundin degët që nuk bëjnë fruta dhe nuk po godasin trungun?!
E gjitha është një lojë, një telekomedi me regjizorë Alin dhe Musën, asgjë tjetër nuk ka për të ndodhur.
Thjeshtë, Grupi jo ai i Zjarrit, por Artani do të jetë ‘kurban’ i kësaj telekomedie. Spektatorët, në këtë rast militantët do të presin me akth përfundimin e shfaqjes që mund të mbyllet sic ka ndodhur edhe herë të tjera. Grupi i Zjarrit do të kthehet në fole (parti) me ca benifite dhe Aliu e Musa do të vazhdojnë të jenë regjisorë të skenarëve të tjera. Sigurisht të ‘ndarë’ dhe bashkërisht.

Mr.Dr.Adil Mustafa
Kryetar i Forumit Ndërkombëtar
Për të Drejtat e Njeriut-Maqedoni