May 4, 2024
Maqedoni

Iniciativa ‘Më mirë për Tetovën’: Komunat mos të punojnë vetëm 6 muaj para zgjedhjeve, sepse shkaktohet kaos

Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” e cila ka kandidatë për këshilltarë në komunën e Tetovës, në konferencë për shtyp sot publikoi se do të angazhojë që të mos ketë ndërtim të infrastrukturës të paktën gjashtë muaj para fushatës zgjedhore.

Këtë e elaborojnë duke marrë parasysh gjendjen në Tetovë, ku në këtë moment po bëhen rikonstruime të dy rrugëve që qojnë deri në spital dhe për shkak të rikonstruimit nuk janë të kalueshme për qytetarët.

Reklame
Custom Text

“Bllokada në të njëjtën kohë e dy rrugëve që qojnë deri te spitali i Tetovës për rikonstruimin e tyre në mes të fushatës për spektakël parazgjedhor, krijoi një kaos të madh në qasjen e qytetarëve deri te spitali i Tetovës.

Qytetarët pyesin pse ky kaos pas tetë viteve. Populli thotë – kurbani nuk trashet një ditë para Bajramit.

Ne në Këshillin e ri do të kërkojmë që ndërtime të tilla të mos ndërtohen të paktën gjashtë muaj para zgjedhjeve, paratë e popullit të mos keqpërdoren për fushatë parazgjedhore të ndonjë kandidati të caktuar”, deklaroi Hamdi Sulejmani, bartës i listës së kandidatëve për këshilltar të Iniciativës qytetare “Më mirë për Tetovën”.