May 22, 2024
Maqedoni

Gardianët e burgjeve do bartin kamera që të mos marrin ryshfet

Burgjet do të mbulohen tërësisht me kamera dhe të burgosurit do të jenë nën video-mbikëqyrje, parashikojnë ndryshimet në Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve, i cili është në fazën e avancuar parlamentare. Videot me krim dhe radikalizëm nuk do të fshihen, pjesa tjetër do të fshihet automatikisht në 30 ditë, transmeton Portalb.mk.

Përveç kësaj, zyrtarët e burgut do të duhet të mbajnë kamera në uniformat e tyre për të zbuluar dhe parandaluar korrupsionin e tyre.

Ndryshimet përshkruajnë se si do të regjistrohet, përkatësisht si do të bëhet vëzhgimi me video.

(1) Për të rritur gjendjen e përgjithshme të sigurisë së çdo institucioni të vuajtjes së dënimit, zbulimin dhe menaxhimin e rreziqeve të mundshme si dhe parandalimin e tyre në institucione të tipit të mbyllur, dhe nëse është e nevojshme në institucione të një lloji tjetër, krijohen njësi të inteligjencës së burgjeve, NjIB). Ato janë pjesë e organizimit të brendshëm të secilit prej burgjeve ku janë ngritur dhe konsiderohen si një tjetër masë sigurie. NjIB do të jetë një mekanizëm efektiv për zbulimin dhe parandalimin e korrupsionit në institucionet penale, është planifikuar me ndryshimet ligjore.

Përzgjedhja e analistëve që do të kryejnë detyrat e punës në njësitë e inteligjencës së burgjeve do të bëhet pas një kontrolli paraprak sigurie nga autoriteti kompetent shtetëror (ASN). Analistët në njësitë e inteligjencës së burgjeve kanë të drejtën e një shtesë page për kushte të veçanta pune dhe për punë të ekspozuar ndaj rrezikut në masën 40% të shumës së pagës bazë.

Analistët e punësuar i përgjigjen drejtorit të institucionit dhe drejtorit të administratës. Ata do të shkëmbejnë të dhëna me strukturat e sigurisë në shtet, vetëm nëse qëllimi i shkëmbimit është përgjegjësia penale ose mbrojtja e sigurisë dhe interesave shtetërore. Të dhënat personale për personat e dënuar do të përpunohen në përputhje me rregulloret në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Në INP Idrizovë është realizuar një pilot projekt dhe janë trajnuar punonjësit që do të jenë pjesë e Njësisë së Inteligjencës së Burgjeve. Ata duhet të reduktojnë krimin në burgje, korrupsionin e stafit, çrregullimin institucional dhe më e rëndësishmja, të parandalojnë rekrutimin e të dënuarve vulnerabël dhe radikalizimin e tyre brenda dhe jashtë burgjeve.

Risi është gjithashtu se do të hapen reparte të posaçme për personat e dënuar me rrezikshmëri të lartë dhe shumë të lartë sigurie dhe jo si më parë, taksistë të dënuar dhe vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm bashkë.

Për të dënuarit e vendosur në repartet me rrezikshmëri të lartë dhe shumë të lartë, do të miratohet Rregullore e re e shtëpisë, e cila do të përcaktojë më nga afër organizimin e punës dhe do të përshkruajë mënyrën e jetesës së këtyre personave të dënuar, llojin dhe mënyrën e përdorimit të lehtësirave, ruajtja e rendit dhe disiplinës, kontakti me botën e jashtme e jo vetëm, si dhe fakti që aktet e përgjithshme të këtij neni miratohen nga Drejtori i Administratës në përputhje me Ministrin e Drejtësisë.

Punonjësit, policia e burgjeve, oficerët e inteligjencës së burgjeve, zëvendësdrejtorët dhe drejtorët e burgjeve kanë të drejtë ligjore për të ardhura për rrezikun e punës deri në 40 përqind të pagës së tyre.

Për të gjitha këto risi tekniko-teknologjike, si dhe për shtesat e pagave, shteti do të duhet të ndajë 1.5 milionë euro në vit.