Maqedoni

32 v iktima dhe 299 raste të reja me Covid në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 299 raste të reja me Covid nga 2628 testet të kryera.

Ndërsa numri i rasteve të reja vazhdon të bjerë dita-ditës, numri i viktimave vazhdon të rritet, sot janë shënuar 32 viktima duke e çuar numrin e viktimave në total në 5901 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Po ashtu janë shëruar edhe 545 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në total në 155 545 pacientë. Numri i rasteve aktive është 14077.