May 3, 2024
Maqedoni

Incident në Idrizovë, një grup e sulmojnë 33 vjeçarin E.S.

Një incident ka ndodhur mbrëmë në burgun e Idrizovës, në të cilin janë involvuar disa persona duke sulmuar 33 vjeçarin E.S.
Me këtë rast është përdorë edhe mjet i mprehtë me të cilin është plagosur E.S.

“Më date21.01.2023 rreth orës 20 e 30 minuta nga EDP Idrizovë është njoftuar SPB e Shkupit se rreth orës 19 e 25 minuta, në pjesën e mbyllur të burgut shumë të burgosur e kanë sulmuar të burgosurin E.S. (33), kurse bga B.A. me mjet të mprehtë i është shkaktuar lëndim E.S.”, njoftoi MPB, duke shtuar se po punohet në ndriçimin e rastit.