June 17, 2024
Maqedoni

Fatmir Dehari takon Izet Mexhitin: Ndjehem ngushtë!

Ndjehem ngushtë!

Misioni i nji ushtari është BASHKIMI, e jo ndarja!

Të dashur shokë, miq e dashamirë.

– I bindur së bashku me Ju, se manipulimet e disa faktorëve jo miqësor ndaj BDI-së që shpresojnë në ngecjen dhe jo harmonizimin tonë funksional, kërkojnë zgjidhje të mençur bazuar mbi parimet e arsyeshme.

— Thellë i bindur se qëllimi parësor dhe i vetëm i veprimtarëve të devotshëm, si dhe të gjithë anëtarve dhe simpatizantëve të BDI-së është realizimi i misionit gjithshqiptar i filluar bashkë e me bashkëveprim për përparimin e kombit tonë, Ju lus që me ide, mendime dhe veprime unifikuese, duke shkuar deri në vetëmohim të kontribojmë në tejkalimin e këtyre dallimeve dhe dilemave të sforcuara individuale apo grupore, duke vazhduar së bashku realizimin e synimeve tona me forcimin dhe ngjeshjen e gjithë familjes sonë politike e cila vetëm BASHKON dhe nuk ndan.

– Shpresoj që së bashku me Ju se ndërgjegjja jonë kombëtaro-politike, do t’a udhëheqi secilin nga NE drejt tërësisë, dhe jo NDARJES.

Kur hetoni se dikush Ju shmang, mos e pengoni.

Me nderime.

(Fatmir Dehari)