Dega e Çairit njofton se Imrane Veliu Aliu është zgjedhur Kryetare e Forumit të Gruas – Dega Çair.

Me një përvojë shumëvjeçare profesionale dhe publike, të ndërtuar në media, institucione shtetërore dhe në jetën publike, Imrane Veliu Aliu sjell në këtë detyrë një kombinim të veçantë të përvojës institucionale, komunikimit publik, angazhimit shoqëror dhe formimit akademik, njoftoi BDI Çair, transmeton portali Lideri.mk.

‘Ajo është magjistre e Shëndetit Publik, ndërsa është e diplomuar në fushën e arsimit pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup.

E martuar dhe nënë e dy fëmijëve, ajo e njeh nga afër përgjegjësinë dhe përkushtimin që kërkojnë familja, profesioni dhe angazhimi në shoqëri.

" "

Në karrierën e saj ka ndërtuar përvojë të gjatë profesionale në televizionin shtetëror dhe në televizione lokale, duke fituar një përvojë të rëndësishme në komunikim, informim dhe çështje me interes publik. Më pas, përvoja e saj profesionale është zgjeruar edhe në institucionet shtetërore, përfshirë angazhimin shumëvjeçar në Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe drejtimin e sektorit të sterilizimit në nivel republikan.

Me këtë përvojë, energji dhe përkushtim, ajo merr përgjegjësinë për të udhëhequr Forumin e Gruas të Degës së Çairit, me synimin për ta forcuar rolin, zërin dhe pjesëmarrjen e grave në jetën publike dhe shoqërore’, thuhet në njoftim.

Dega e Çairit i uron suksese në këtë përgjegjësi të re dhe beson se përvoja e saj dhe përkushtimi ndaj qytetarëve do të jenë vlerë e shtuar për punën e Forumit të Gruas./Lideri

sqShqip