May 2, 2024
Maqedoni

Ilire Dauti apo Arben Taravari, kush do të zëvendësojë Selën?

Pas dorëheqjes së Ziadin Selës nga posti i kryetarit të ASH-së, kanë filluar debatet për pasuesin apo pasuesen e tij. Në koloaret partiake dy janë emrat që përfliten më së shumti, nënkryetari aktual Arben Taravari dhe deputetja Ilire Dauti.
Për të parin thuhet se përparësi ka fitoren në Gostivar, ndërsa për të dytën shifet si një adute për të ngritur partinë në Tetovë ku së fundmi ASH shënoi rrezultat të dobët.
Taravari njihet si menaxher i mirë i Komunës së Gostivarit dhe fitues i zgjedhjeve. Por, Ilire Dauti njihet si punëtore, oratore, elikuente dhe fituese e të gjitha përballjeve publike me oponentët. Retorika e saj dhe artikulimi politik, ashtu si edhe qëndrimet kombëtare dhe njohuritë në shumë sfera e bëjmë pretendente serioze për kreun e partisë.