Qentë rrezikojnë fëmijët në Çair, komuna ka refuzuar të nënshkruaj marrëveshje me Ndërmarrjen për strehimin e tyre! (Video)

Qentë endacakë “vlojnë” në Çair, komuna ka refuzuar të nënshkruaj marrëveshje me Ndërmarrjen “Llajka” për kapjen e tyre

Komuna e Çairit ka refuzuar të nënshkruar marrëveshje me ndërmarrjen publike “Llajka” për kapjen e qenve endacak. Qyteti i Shkupit dhjetorin e kaluar soli vendim me të cilin komunat duhet të kyçen në financimin e ndërmarrjes publike për kafshët endacak.
Sipas vendimit të votuar në Këshillin e Qytetit të Shkupit, çdo komunë duhet në vit të paguaj 32 mijë euro, ndërsa qytetit i Shkupit nga buxheti i saj “Llajkës” i jep 160 mijë euro.
Përpos Çairit, edhe komuna e Sarajit dhe Shuto Orizarës nuk kanë nënshkruar marrëveshje.
“Me komunat Aerodrom, Gjorçe Petrov, Qendër, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Butel për bashkëpunim ndërkomunal për kapjen e qenve endacak. Me komunën Karposh marrëveshja është nënshkruar në gusht, ndërsa komunat Saraj, Çair dhe Shuto Orizarë nuk kanë nënshkruar marrëveshje”, thonë nga Ndërmarrja Publike “Llajka” për portalin SDK.mk
Një vendim i tillë i autoriteteve të komunës së Çairit, duket i pakuptueshëm ku gati për ideo ditë po shohin se si qentë endacak lëvizin lirshëm në territorin e komunës duke ven në rrezik jetën e banorëve.

IMG_4560