April 26, 2024
Lajmet e rejaShowbiz

Ilira publikon këngën e re “Anytime”, në bashkëpunim me Phil The Beat

Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Ilira Gashi, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Anytime” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit RnB.

Këtë radhë, këngëtarja me famë në Gjermani, ka ardhur në bashkëpunim me artistin Phil The Beat.Foto: Phil The Beat/YouTube

Kënga e cila vjen në anglisht, është mjaft vizualizuar edhe me një klip, i cili i përshtatet mjaft mirë tematikës së projektit muzikor.

“Anytime” është punuar nga Phil The Beat, në bashkëpunim me producentët Nicolas Ewert dhe SmackTalk.

Ilira numëron tashmë një numër të madh projektesh muzikore në arenën ndërkombëtare, të cilat kanë dalë gjithmonë mirë të pëlqyera nga publiku.