May 9, 2024
Maqedoni

Idrizovë: Protestë kundër hapjes së paraleles shqipe prej klasës së pestë deri të nëntën!

“DO TË BOJKOTOJMË TË GJITHË SHKOLLAT NË KOMUNËN E GAZIBABËS”

Prindërit e nxënësve që vijojnë mësim në maqedonisht nesër do të protestojnë para shkollës fillore “Njegosh” në Idrizovë.

Ata përmes një komunikate për media thonë se në qoftë merren kompetencat e komunës, do të ketë bojkot të mësimit në të gjitha shkollat fillore në territorin e Gazi Babës, përcjellë KlanM.

“Fatkeqësisht ditët kalojnë por nuk ka asnjë reagim nga ministri Shaqiri. Në vend që të realizojë kërkesat tona, ministri Shaqiri kërcënon përmes mediave me ultimatum dhe heqje të kompetencave të komunës”, thonë prindërit e nxënësve me mësim në maqedonisht.

Deri tash arsyet kryesore për kundërshtimin e hapjes së paraleles shqipe prej klasës së gjashtë deri të nëntën ka qenë mospasja e hapësirave por sipas inspektoratit të Arsimit hapësirat ekzistojnë, por pritet vetëm vendim i Komunës.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, dekalroi se zgjidhja afatshkurte është e patjetërsueshme përderisa të ndërtohet shkolla e re në Idrizovë.

“Obligimet dhe detyrimet do t’i ndajmë por dua paraprikisht t’i ndaj me prindërit pastaj t’i ndaj me juve. Në qoftë se nuk përfillet asgjë atëherë do të marrim person përgjegjës që do ta zbatojë ligjin. Edhe pse nga njëra palë është paralajmëruar protesta në qoftë se realizohet kërkesa e paraleles, por çdokush ka të drejtë demokratike për ta bërë”, tha Jeton Shaqiri.

Sipas kushtetutës çdo nxënës ka të drejtë të mësojnë në gjuhën e tij amtare, institucionet përkatëse duhet t’u sigurojnë ndjekjen e mësimit pa pengësë. Ndërkojë nxënësit të cilët kanë kryer klasën e katërt ka më shumë se një muaj që janë jasht procesit arsimor vetëm përshkak se nuk ka paralele prej klasës së gjashtë deri të nëntën./KlanMacedonia/