May 14, 2024
Maqedoni

PETKOV PREN FOTON ME KOVAÇEVSKIN, REAGON VMRO

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi dje se ai dhe homologu i tij bullgar Kiril Petkov janë takuar me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Kovaçevski më vonë publikoi foton nga takimi, por në të njëjtën kohë Petkov vendosi të “bëjë një foto vetëm” me Blinken, duke prerë një pjesë të fotos .Të dy kryeministrat zhvilluan një takim të përbashkët të premten në të njëjtën konferencë, ku njoftuan intensifikimin e bashkëpunimit dhe dialogut dhe çështjet që duhet të zgjidhen në planin politik në periudhën e ardhshme.

E për këtë fotografi kanë reaguar edhe nga VMRO-DPMNE-ja duke thënë se në “shtëpi bëhen miq e para botës as nuk fotografohen” me Kovaçevskin. Nga atje thonë se poshtërim i madh është dëbimi Kovaçevskit nga fotografia e Petkovit.Nga kjo parti pyesin se a vazhdon kështu dialogu me Bullgarinë duke poshtëruar njërën anë të pjesmarrësve në proces? Dhe a do të heshtë Kovaçevski për këtë?Një akt i tillë është drejtpërdrejt i kundërt me pohimet e Kovaçevskit kur tha se po fryjnë erëra të reja miqësie, të cilat e shohim këtu duke u fryrë nga fotografia me Petkovin, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.KlanMacedonia/