Maqedoni

Duka e pranon se familjarët e tij janë punësuar në administratë: Fituan vendin me konkurs!

Kryetari i Komunës së Dibrës Hekuran Duka mbrëmjen e djeshme është vendosur përballë një fakti të cilin nuk ka mundur ta hedhë poshtë.

Gjatë një interviste televizive Duka është përballur me një aktivist të ASH i cili e akuzoi kryetarin se ka punësuar të gjithë familjarët e tij në administratë.

“Fëmijët, kushërinjtë, duke kaluar nga shefi i kabinetit të tij me punësimin e të vëllait. Pastaj duke shkaur në tenderëët, ju e dni që ka patur akuza mbi ndarjen e tendervave. Tenderi për ccështje higjenike, tenderi për punët e shkollave”, tha ai.

Duka nuk i hodhi dot poshtë akuzat e të riut dhe u justifikua me faktin se ata janë punëuar me të gjitha rregullat ligjore.

“Unë nuk dua të bëj debate e ftoj që nesër le të paraqiten në prokurori dhe të paraqesë prova. Nëqoftëse është punësuar dikush është punësuar me të gjitha rregullat ligjore janë paraqitur në konkurse se kanë fituar, ne na duhen puntorë”, tha ai./news33