May 3, 2024
Maqedoni

Pse u prishën me BDI-në? Mickovski: Na kanë ardhur informacione serioze për krime të funksionarëve të tyre

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një intervistë për “Fokus” i është përgjigjur pyetjes se si ka ndodhur që marrëdhëniet mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së kanë eskaluar deri në atë masë.

“Nëntoka politike po përhap shumë teori konspirative dhe në këtë mënyrë përpiqet të errësojë pasqyrën reale, e cila është se kjo VMRO-DPMNE do të luftojë kundër çdo tentative për krim dhe korrupsion. Kemi marrë shumë informacione për shumë krime të dyshuara të BDI-së dhe zyrtarëve të BDI-së dhe jemi të obliguar t’i shpallim dhe ta luftojmë atë”, u përgjigj Mickoski.