Në Butel është hapur zyrtarisht shtabi zgjedhor i VLEN për zgjedhjet lokale të tetorit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Alternativës, njëherësh një nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

“Në Butel, së bashku me krerët e VLEN, hapëm zyrtarisht shtabin zgjedhor për zgjedhjet lokale të tetorit! Me këtë rast, promovuam edhe listën tonë të këshilltarëve, e cila do të udhëhiqet nga Behar Rexhepi, një profesionist i dëshmuar, i përkushtuar dhe i gatshëm të jetë në shërbim të qytetarëve!”, shkroi Ibrahimi.

Ai theksoi rëndësinë e Butelit si pjesë e pandashme e Shkupit, ku shqiptarët po rriten “në numër, në vetëdije dhe në zë”.

“Tash është koha që ky zë të kthehet në fuqi vendimmarrëse! Ashtu siç festuam fitoren më 8 maj të vitit të kaluar, kësaj here le ta vulosim ndryshimin më 19 tetor!”, shtoi Ibrahimi.

🔹 “VLEN për Butelin!”, përfundoi ai.

sqShqip