May 2, 2024
Maqedoni

Ibrahimi: 450 shtëpi në Haraçinë janë ilegale, banorët nuk i kanë fajet

Të zbrazur pa mobilje dhe ilegal. Kështu e gjeti objektin e Komunës së Haraçinës kryetari i tanishëm Ridvan Ibrahimi. Ai tha se është një turp për atë se si ka gjetur komunën pas marrjes së detyrës si kryetar, njofton KlanM.

“Vërtetë ishte një turp ajo çfarë ka ndodhur. Unë nuk do të kisha lutur të mos kthehemi. Jo vetëm që isha pa zyre por isha edhe pa objekt të legalizuar. Gjithçka prej në start kemi filluar” – tha Ridvan Ibrahimi.

Ka një vit që kryetari ka formuar grup i cili po regjistron shtëpite në këtë Komunës, pasi deri më tani nuk ka ekzistuar fare.

Për këtë Revizioni shtetëror për vitin 2021, sic njofton KlanM, ka konstatuar se pikërisht Komuna e Haraçinës nuk mbanë regjistër të pronës së patundshme, nuk lëshon vendime për borxhin për tatimin në pronë ndaj personave fizikë dhe juridikë.

E për këtë kryetari thotë se qytetarët nuk i kanë fajet por komuna e cila nuk ka formuar asnjë data bazë për të bërë regjistrimin e shtëpive.

“Prej 2091 shtëpi janë regjistruar dhe janë vlerësuar 15% prej tyre kanë bërë pagesën edhe pse vendimet për tatim meqense ende nuk janë të kompletuara dhe nuk janë lëshuar në adresat e tyre” – deklaroi Ridvan Ibrahimi, kryetar i komunës së Haraçinës.

Ibrahimi thotë se përgjegjësi duhet japin ata që kanë kanë udhëhequr komunën e Haraçinës. Ndryshe, sic njofton KlanM, për momentin në këtë komunë janë të regjistruar 2091 shtëpi prej tyre 450 shtëpi janë ilegale. /KlanMacedonia/