KËRÇOVARI RILIND IMERI DIPLOMON ME SUKSES NË GJENERATËN E 63-të TË POLICISË SË KOSOVËS – ZGJIDHET KAPITEN I KLASËS!

Kërçova ka edhe një arsye më shumë për t’u krenuar!

I riu kërçovar, Rilind Imeri, ka diplomuar me sukses në Gjeneratën e 63-të të Policisë së Kosovës, duke u dalluar gjatë procesit të formimit policor dhe duke u përzgjedhur kapiten i klasës.

Në ceremoninë solemne të diplomimit, Rilindi u nderua edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me dekoratë për arritjet e tij.

" "

Ky sukses është dëshmi e përkushtimit, disiplinës, seriozitetit dhe përgjegjësisë së treguar nga Rilindi gjatë gjithë periudhës së trajnimit.
Arritja e tij përbën një krenari të veçantë për familjen.
Urime Rilindit për këtë sukses të merituar! I dëshirojmë shëndet, suksese të mëtejshme dhe një karrierë të ndritur policore, të karakterizuar nga integriteti, profesionalizmi dhe përkushtimi në shërbim të qytetarëve!

sqShqip