Ky është Mirek Malik, një 26-vjeçar që i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të gjetur anëtarët e familjes së tij, që nuk e ka takuar asnjëherë.

Mirek lindi në 18 janar 1999, në “Hodonín të Republikës Çeke”. I riu u rri vetëm nga nëna, pasi babai e braktisi përpara se të lindte, dhe sipas tij, ai as që e di që ka një djalë i cili po e kërkon prej 15-vitesh.

Sipas asaj që i ka thënë nëna e tij, Helena, babai quhet Frederik dhe është me origjinë nga Shqipëria ose Maqedonia.

Mireku s’ka reshtur të kërkuari familjarët dhe të afërmit e tij, por nuk ka mundur që t’i gjejë. Ai nuk ka një foto të babait, por jep detaje për të. Ai është i sigurt se babai dhe familjarët nga ana e babait janë nga Ballkani, por nuk i gjen dot.

Ai kërkon të lidhet gjithashtu me motrën ose vëllain. Mireku ka vendosur në dispozicion këto mënyra kontakti, për gjithësecilin që mund t’i njohë babain dhe të afërmit e tij, Tel: +420 770 700 478, Email: malikstavby@seznam.cz.

Dëshira më e madhe e Mirekut është të takojë babain, vëllain dhe motrën e tij që si ka parë asnjëherë.

Mesazhi i plotë i tij.

Përshëndetje, emri im është Mirek Malik. Kam lindur në 18 janar 1999. Nëpërmjet këtij mesazhi po kërkoj babain tim, motrën ose vëllanë ose të afërm nga Ballkani.

Do të shkruaj vetëm atë që di për babain tim: nga viti 1997 deri në 2001 ai ishte në qytetin Hodonín në Republikën Çeke, frekuentonte hotelin Grand dhe diskotekën Casino. Emri i tij ishte Frederick, Frederik ose diçka e ngjashme.

E di me siguri që vinte nga Shqipëria ose Maqedonia, por është e mundur që të ishte nga Ballkani në përgjithësi. Ju lutem shumë për ndarjen e këtij mesazhi, e kërkoj prej 15 vitesh.

Babai im më lindi dhe u zhduk, ai as nuk e di që jam në botë, që kam lindur. Nëna ime është Helena Malikova nga Hodonín, Republika Çeke. Këto informacione i di nëpërmjet saj. Di gjithashtu që babai kishte një makinë sportive me një shqiponjë shqiptare në xhamin e pasmë.

Tel: +420 770 700 478

Email: malikstavby@seznam.cz

sqShqip